Nuk ka bindur te Lacio, lojtari shqiptar në orbitën e 3 skuadrave italiane (FOTO LAJM)

Valon Berisha nuk po kalon një periudhë të mirë te Lacio, dhe mundësitë që ai të largohet nga “Olimpico” janë të mëdha.valon berisha

Lojtari nuk ka bindur trajnerin Inzagi dhe drejtuesit e Lacios po kërkojnë një ekip të ri për mesfushorin. Interesimet për lojtarin nuk mungojnë, teksa janë tre ekipe që duan të marrin shërbimet e futbollistit. Bëhet fjalë për Xhenoa, Breshan dhe Spalin, të cilat do të përpiqen ta marrin në ekipet e tyre respektive.

Gjithashtu sipas mediave italiane, thuhet se Berisha mund të kalojë edhe në huazim në njërën nga këto ekipe, në mënyrë që të përshtatej më shumë me kampionatin italian dhe të rikthehej përsëri te Lacio.


Shtuar 3.01.2020 11:58