“Nuk ndjemë asgjë”, makina digjet në ecje e sipër

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Korcë.

Kjo pasi një makinë ka marrë flakë në ecje ndërkohë që ata që kanë qenë brenda nuk e kanë vënë aspak re.

Çifti i bashkëshortëve me fëmijën 7- vjeç kanë shpëtuar për mrekulli sot pa lëndime pasi makina me të cilën ata udhëtonin ka marrë flakë në ecje e sipër afër Pazarit të Vjetër në qytetin e Korçës.

Dyshohet paraprakisht për një shkëndijë elektrike e cila mund të ketë shkaktuar zjarrin në automjetin tip ‘Volksëagen’ ngjyrë gri.

Drejtuesi i automjetit është shprehur pas ngjarjes:

”Nuk ndjemë asgjë vetëm kur mori flakë. Isha unë bashkë me gruan dhe fëmijën e vogël. Dolëm në kohë. Dyshohet se mori flakë prej një shkëndije elektrike.”


Shtuar 3.01.2020 12:03