Nuk është në planet e Arteta, ylli i Arsenalit pranë largimit

Qendërmbrojtësi grek i Arsenalit, Sokratis Papastathopoulos nuk bën pjesë në planet e Mikel Artetas.

Mbrojtësi grek është i lidhur me kontratë në ‘Emirates’ që do të përfundojë në vitin 2021 dhe ai më parë ka thënë që do ta respektojë atë marrëveshje para se të mendonte një lëvizje diku tjetër.

Sidoqoftë, Sokratis ka parë David Luiz dhe Shkodran Mustafi në formacionin startues nën Mikel Artetan, ndërsa Pablo Mari është gjithashtu tani në skuadër, dhe William Saliba i shumë vlerësuar do të bashkohet me radhët e Topçinjve në fund të sezonit.

Nëse nuk ka ndonjë rol të rregullt në formacion për të në veriun e Londrës, pasi që është përdorur një mbrojtës i djathtë herë pas here, Sokratis pranon se është i gatshëm të largohet.

Këtë e konfirmoi mbrëmë pas ndeshjes me Portsmouth vet lojtari.


Shtuar 3.03.2020 14:38