Pas aksidentit qw i mori jetwn legjendws sw NBA-sw, Nike ka vendosur tw ndalojw shitjen e produkteve qw mbajnw emrin e Kobe Bryant.
Për shumë vite, Kobe bashkëpunoi me Nike, e cila prodhoi një numër të caktuar të atleteve me firmën e tij
Nike ka thënë në një komunikatë për media: “Ai ka qenë njëri prej atletëve më të mirë të gjeneratës së vet dhe ndikimi që ai e ka pasur në botën e sporteve dhe në bashkësinë e basketbollit është i pashoq”.
“Ai ishte anëtar i dashur i familjes Nike, prandaj do të na mungojë shumë. Përgjithmonë Mamba!”, thuhet tutje në komunikatë.
Më pas, kjo kompani njoftoi për ndaljen e shitjes së produkteve të Bryant.
“Të gjitha produktet e Kobe janë tërhequr dhe të gjithë atyre që kanë porositur online u janë kthyer paratë. Ne nuk do të shesim asnjë produkt të Kobe deri në njoftimin e radhës”.