Ngrihet dron në ndeshjen mes Tiranës dhe Cervena Zvezdës?

Burime për Top Channel bëjnë me dije se një grup personash, jo të tifo grupit ‘Fanatics’

mund të ngrenë një dron me një mesazh patriotik gjatë ndeshjes së rëndësishme që ‘bardhëeblutë’ do të luajnë përballë skuadrës serbe.

Duke mos pasur të qartë se ideja e cilëve është kjo klubi kërkoi ndihmën e policisë në mënyrë që diçka e tillë mos ndodhi pasi do sillte dënim të mundshme të Tiranës nga ana e Uefa-s e kjo do i penalizonte jo pak në rrugën e tyre në Europë.


Shtuar 24.08.2020 14:35