Humbi finalen e Champions, PSG merr vendimin e hidhur për Tuchel

Humbja në finalen e Ligës së Kampioneve nga Bayern, pritet t’i kushtojë me shkarkim trajnerit të PSG, Thomas Tuchel.

Bëhet e ditur se drejtuesit e ekipit francez pritet t’ia shkëpusin kontratën Tuchel që i skadon në vitin e ardhshëm.

Si pasardhës i Tuchelit te PSG-ja, po shihet trajneri italian Massimiliano Allegri që tashmë një vit është i papunë.

Tuchel është në krye të PSG-së prej fillimit të sezonit 2018/19 dhe deri më tash me ekipin francez ka fituar gjashtë trofe, përfshirë këtu edhe dy tituj kampioni të Ligue 1.


Shtuar 24.08.2020 14:49