Ngo: Nuk më kujtohet a e preka me dorë, desha ta shtyja në portë me gjithë lojtarë

Sulmuesi i Tiranës, Majkëll Ngo, ka dashur të mos japë shumë shpjegime për golin që shënoi në minutat shtesë duke siguruar tre pikët përballë Bylisit.

“Nuk më kujtohet nëse e preka me dorë apo jo, por është gol. Thjesht pashë topin, pashë 10 lojtarë thashë të marr topin dhe ta shtyj me gjithë lojtarët në rrjetë.

Kam më shumë të jap. Ndryshimi i orarit me Tiranën, ambientimi këtu, them se atje kam qenë më në formë. Kam qenë më në formë në Turqi se sot, pas të sotshmes do të jem më mirë, ndjej se Tirana është një skuadër që kontrollon ndeshjen dhe Tirana kontrollon ndeshjen tani.

Ndjej se në pjesën e sulmit, ka raste kur je në pritje e shënon, duhet të jemi pak më krijues përpara, po të rri si numri 9 mund të shënoj 15 gola, nëse tërhiqem për të qenë më krijues, ndjej se mund të vijë më shpejt goli”, tha Ngo.


Shtuar 22.01.2020 18:42