“Ngec” marrëveshja me Evertonin, Vecino mbetet te Interi

Vecino me shumë gjasa do të qëndrojë deri në fund të sezonit të Interi.

Marrëveshja me Evertonin nuk është arritur dhe mesfushori uruguajan edhe pse i tepërt pas ardhjes së Eriksen është i detyruar të qëndroje edhe pjesën e mbetur të sezonit te zikaltërit.

Sipas mediumit Tuttomercatoëeb, ekipi i Ligës Premier ofroi 14 milionë euro për 28-vjeçarin, dhe nuk kanë ndërmend të rris ofertën e tyre.

Ndërkohë, Interi po kërkon nga 20-25 milionë euro për ish-mesfushorin e Fiorentinës. /albeu.com/


Shtuar 29.01.2020 15:24