Ibra mesazh dashurie tifozëve të Milanit: Nuk jam larguar kurrë

Milan mori një fitore të vështirë përballë Torinos, duke siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, një sukses që është shoqëruar edhe me një mesazh nga Zlatan Ibrahimovic: “Nuk jam larguar kurrë”. Një mesazh i thjeshtë por shumë domethënës i “bomberit” suedez. Një mesazh që tregon qartë se, pavarësisht qëndrimit për 7 vite larg “San Siros”, sulmuesi ka qenë gjithmonë pranë tifozëve dhe skuadrës.

Që prej momentit kur është rikthyer Ibra, kuqezinjtë kanë ndryshuar jo pak, tri fitore radhazi në kampionat dhe një në Kupë, janë plot katër suksese radhazi që kanë rikthyer optimizmin në kampin e Milanit dhe sigurisht që ardhja e Ibrës ka dhënë menjëherë efektet e saj. Karizma e suedezit e sigurisht edhe natyra e tij prej lideri kanë rezultuar efikase.

Pas asaj disfate të turpshme 5-0 kundër Atalantës, Milani ka në total 6 rezultate radhazi pozitive mes Kupës dhe kampionatit. Barazim me Sampadorian dhe më pas 5 fitore radhazi, kundër Cagliarit, SPAL-it, Udineses, Brescias dhe Torinos. Tashmë kuqezinjtë janë në pritje të derbit të Madoninnës, shansi perfekt për të treguar se efekti “Ibra” nuk është thjesht një iluzion./SS/


Shtuar 29.01.2020 15:20