Neymar ndihmon të prekurit nga Coronavirusi, ky është gjesti i madh i brazilianit

Neymar ka vendosur që t’i vijë në ndihmë familjeve të prekura nga Coronavirus, që ka pushtuar të gjithë Botën, me gati 750 mijë njerëz të infektuar.

Braziliani ka nxjerrë në ankand fanellën e tij të PSG-së dhe çmimi startues është 320 euro.

Ankandi do të zgjasë 9 ditë dhe përfitimet do të shkojnë për familjet e prekura nga COVID-19.

Për momentin ylli i PSG-së ndodhet në Brazil ku fluturoi së bashku me Thiago Silvën dhe Marquinhos përpara disa ditëve.


Shtuar 30.03.2020 20:31