Neymar i lirë, “topin” e ka tashmë Barcelona

Sekretariati teknik i Barcelonës ka punuar prej kohësh për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Nevojat e ekipit janë përcaktuar tashmë dhe në treg do të synohen opsionet më të mira. Sidoqoftë, një futbollist do të përcaktojë aftësinë e klubit për të nënshkruar me shumë ose me më pak lojtarë.

Emri i brazilianit është ende në tryezë, por nuk është nënshkrim i lehtë dhe nuk ka konsensusin e të gjithë klubit, për shkak të çmimit të tij të lartë dhe konotacioneve shtesë sportive që lidhen me figurën e tij. Vendimi për të nënshkruar nga Neymarin është ekskluzivitet i presidentit Bartomeu. Gjithçka do të varet nga mënyra se si sezoni përfundon. Nëse nuk do të fitohen trofe, shanset për ta marrë janë shumë më të mëdha. Bartomeu do të bëjë një përpjekje të madhe ekonomike për të fituar tituj gjatë mandatit të tij, që përfundon në vitin 2021. Presidenti e di se ai duhet të bëjë një përpjekje të tillë, që Messi të ndihet komod me një projekt fitues.

Problem janë paratë. ESPN shkroi se, me një ofertë 150 milionë euro, PSG do të ishte dakord për transferimin. Poshtë kësaj shifre nuk ka ndërmend të zbresë. Pavarësisht nga çmimi i blerjes, problem tjetër do të ishte paga e lojtarit, sepse do të nënkuptonte një goditje të re në masën e pagave të një stafi që përfiton shifra të tepruara.


Shtuar 16.03.2020 11:24