Neuer kërkon që futbollistët të jenë të përgjegjshëm kur të rinisë sezoni

Kapiteni i Bayern Munichut, Manuel Neuer, thotë se lojtarët e Bundesligës duhet të jenë sa më të kujdesshëm kur t rinisë sezoni.

Qeveria gjermane pritet fillimisht t’i lejojë dyqanet të rihapen që nga 11 maji, ndërsa pesë ditë më vonë do të rinisë kampionati elitar i futbollit në Gjermani, Bundesliga.

“Unë po flas me vetëdije për familjen e futbollit dhe ndeshjet e futbollit sepse fakti është se do të na jepen këshilla në rinisjen e sezonit dhe çfarëdo vendimi me siguri që do të ketë ndikim të gjerë te komuniteti i futbollit, deri te klubet amatore e te gjeneratat më të reja”, ka thënë Neuer.

“Edhe nga vendet e tjera europiane dhe kudo në botë, njerëzit do të jenë duke na parë. Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe për ne, për të cilën duhet të jemi të vetëdijshëm me çdo qelizë tonën. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është vigjilenca dhe përkujdesja”.

“Si shembull për të tjerët, ne jemi pjesë e shoqërisë. Ne vetëm duam të luajmë futboll, por kjo s’është e mjaftueshme në këtë moment”, përfundoi Neuer.


Shtuar 6.05.2020 09:01