Puna nga shtëpia ju ka arhur në maj të hundës? Por studimet thonë se është më produktive

Një studim i ri tregon se të punuarit nga shtëpia çon në rritjen e produktivitetit. Yougov në bashkëpunim me USA Today dhe Linked In, kanë intervistuar 2 000 profesionistë të moshës nga 18 deri në 74 vjeç dhe dolën në këtë përfundim.

54% e të anketuarve pohuan se të punuarit nga shtëpia gjatë pandemisë koronavirus pati një efekt pozitiv mbi ta, pasi eleminuan shpërqëndrimet nga kolegët dhe patën më pak mbledhje.

Megjithatë, studimi zbuloi se gjysma e të anketuarve janë ndjerë të vetmuar gjatë punës nga shtëpia.


Shtuar 6.05.2020 09:00