Nëse Neymar nuk mbërrin në “Camp Nou”, Barcelona e ka zëvendësuesin e tij

Në rast të dështimit të transferimit të Neymar tek Barcelona, atëherë katalanasit do tia mësyjnë futbollistit të Bayern Munchen, Kingsley Coman, raporton Sport.

Skuadra blaugrana duket se këtë verë ka vendosur që të përforcojë sulmin ku edhe Lautaro Martinez i Inter po projektohet që të transferohet tek Barcelona.

Ndërsa për Neymar pritet që të përdoret Ousmane Dembele ose Antoine Griezman në mënyrë që të ulet çmimi për të ose në të kundërt Coman i bavarezëve duket një alternativë e pëlqyeshme.


Shtuar 13.04.2020 12:51