Nëse futbolli rinis, në këtë shtet futbollistët do të luajnë me maska

Belgjika vendosi të mbyllte kampionatin para kohe, pasi drejtuesit e Federatës nuk donin që të rrezikonin me shëndetin e futbollistëve të tyre. Sezoni i ri mund të nisë me një ndryshim radikal në shtetin europian.

Ideja e fundit e ardhur nga Belgjika është që futbollistët të luajnë me maska. Një ide e çuditshme, por që është përkrahur nga epidemiologu Marc Van Rants. Ai i këshillon të gjithë që të përdorin maska.

“Një rrugë është të mendojmë që të veshim maska përgjatë kohës që luajmë futboll”, tha Van Ranst për të përditshmen belge Le Soir.

Belgjika është shteti i vetëm Europian që ka anuluar sezonin për këtë vit.


Shtuar 17.04.2020 16:31