Në Itali janë të sigurt, Pepe Reina i rrezikon postin Strakoshës

Thomas Strakosha do të kalojë ndoshta sezonin më të vështirë të karrierës së tij.

Portieri i përfaqësueses shqiptare, këtë vit për herë të pare do të ketë një rivalitet konkret në katërkëndorin e portës së tij, pasi klubi ka afruar një emër shumë të njohur si Pepe Reina.

Fillimisht mendohej se klubi kishte afruar spanjollin që të ndihmonte rritjen e Strakoshës, duke i “mësuar zanatin”.

Por në miqësoret e para ka pasur stafetë mes të dy futbollistëvve, ndaj “La Gazzetta Dello Sport” insiston se për Strakoshën ky do të jetë viti ku do të luftojë për vendin në formacion, të cilin e kishte të sigurt në edicionet e mëparshme.

“Në fakt spanjolli u mor për të mos bërë portierin e dytë, por për të qenë përkrah Strakoshës. Të dy do të alternohen dhe vetëm gjatë sezonit, nëse do të ketë një ndryshim të dukshëm në rendimentin e tyre, trajneri do të vendosë se kush është titullari”, shpjegon e përditshmja italiane, duke hapur kështu garën mes Strakoshës dhe kampionit të Botës me Spanjën.


Shtuar 12.09.2020 15:29