Ndërprerje energjie dhe pemë të rrëzuara, stuhia e frikshme ndal stërvitjen e Milanit (VIDEO)

Moti i keq, i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë bëri që ekipi i Milanit të braktiste stërvitjen.

Pamjet janë publikuar nga portieri Gigi Donnarumma.

Pas stuhisë së madhe, ka pasur defekte elektrike, teksa është rrëzuar edhe një pemë në hyrje të qendrës stërvitore. Për fat të mirë nuk ka pasur ndonjë problem te lojtarët, të cilët kanë vazhduar stërvitjen në palestër.

Situata në qendrën stërvitore nuk paraqitet aspak e mirë, teksa duket e pamundur që lojtarët ët kthehen në fushë për të vazhduar stërvitjen.


Shtuar 25.09.2020 16:15