Mourinho kërkon nga “spurs” reflektimin e mentalitetit të tij

Tottenham Hotspur do të kenë punë mjaft të vështirë në përballjen kundër Arsenal dhe Jose Mourinho e di mirë këtë.

‘Special One’ thotë se për të korrur sukses, skuadra e tij duhet të jetë reflektimi i mentalitetit të trajnerit, duke aluduar në një mentalitet fitues.

“Dua që ata të jenë refleksion i asaj që është trajneri. Pastaj ndodh ajo, ateherë ndihesh vërtetë ‘Kjo është skuadra ime”, ka thënë Mourinho për ‘Sky’.

“Kjo nuk bëhet me një klik. Është procves”, ka shtuar portugezi.

Tottenham Hotspur po luan një nga sezonet më të dobëta viteve të fundit dhe është aktualisht në pozitën e 10-të në Premierligë, me 49 pikë të grumbulluara


Shtuar 12.07.2020 11:57