Mos e humbisni: Po prezanton Sanremon, Georgina tërbohet kur i nxjerrin fanellën e Lukakut (VIDEO)

Georgina Rodriguez është këtë vit një nga prezantueset e festivalit të Sanremos, ku shoqëron në skenë prezantuesin e njohur Amadeus.

Ajo ka bërë debutimin e saj në natën e sotme dhe menjëherë organizatorët kanë menduar për një rreng epik për partneren e Cristiano Ronaldos.

Amadeus u shfaq në skenë dhe duke e prezantuar dukej sikur mbante poshtë xhaketës një fanellë të Juventusit dhe bukuroshja dukej e qeshur deri në ato momente.

Por më pas prezantuesi i njohur e hoqi xhaketën dhe ajo ishte një fanellë e modifikuar pasi në pjesën që nuk dukej i përkiste Interit, me emrin e Lukakut në shpinë. Gjithçka para syve të Ronaldos, një prej spektatorëve të pranishëm në sallë.

Një moment humoristik që ka bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, e komentuar nga tifozeritë e të dy skuadrave.

Vetë Amadeus është një tifoz i zjarrtë i Interit dhe në konferencat para festivalit të Sanremos ka deklaruar se nuk do të jetë në natën finale pasi do të shkojë të ndjekë derbin me Milanin.


Shtuar 6.02.2020 21:47