Momente prekëse në Itali, tifozët napoletanë këndojnë në karantinë (VIDEO)

Italia po kalon një moment tepër delikat shkaktuar nga koronavirusi i tmerrshëm, i cili i ka marrë jetën 1266 personave dhe ka infektuar më shumë se 15,000 të tjerë.

Për këtë arsye qeveria italiane ka marrë masa për kufizimin e lëvizjeve në mënyrë që të ndalohet përhapja e mëtejshme e COVID-19, mirëpo këto kufizime nuk i pengojnë dot njerëzit të këndojnë në shtëpitë e tyre ku i duhet të rrinë të mbyllur.

Video e mëposhtme është filmuar në Napoli, ku qytetarët këndojnë këngë të ndryshme mes të cilave dhe këngë të ekipit të tyre të zemrës.

“Do të qëndrojmë në shtëpi.

Sonte, jemi të gjithë bashkë.

Nuk dorëzohemi kurrë, kështu që forca Napoli.

Njerëzit si ne kurrë nuk heqin dorë.

Forca Itali, forca Napoli,” ishin disa nga mesazhet e përcjella nga ballkonet e shtëpive të tyre.


Shtuar 13.03.2020 20:38