Miralem Pjanic e mbyll me Serie A

Miralem Pjanic nuk do të paraqitet më në Serie A këtë edicion.

Edicioni i Serie A duket se ka marrë fund për yllin boshnjak të Juventus, Miralem Pjanic.

Pjanic mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit në kampionatin italian, meqë ai ka kontratë me skuadrën e Barcelonës.

Mesfushori është përfshirë në listën e 11 lojtarëve që janë të suspenduar për javën e fundit në Serie A.

Kështu, Pjanic nuk do të jetë i gatshëm për lojën që Juventus e luan në fundjavë kundër Romës.

Pjanic do të niset drejt ‘Camp Nou’ sapo sezoni i tij me Juventus të marrë fund.


Shtuar 30.07.2020 14:37