Milani i “çmendur” pas yllit të Brescias, ofron tre lojtarë

Milani raportohet se shfaqur interes të madh për yllin e Brescias, Sandro Tonalin i cili vlerësohet rreth 50 milion euro.

Tonali ka tërhequr interesimin e shumë klubeve të Evropës, përfshirë Juventusin, Interin, Manchester United, PSG dhe Real Madrid.

Talenti italian ka rrëfyer se ka qenë gjithmonë një mbështetës i Milanit, kështu që kuqezinjtë shpresojnë të kenë më të lehtë transferimin e tij.

Sipas Calciomercato, ata po përgatisin t’i ofrojnë Brescias tre lojtarë të rinj nga akademia, për Tonalin.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Matteo Gabbia, Portierin Alessandro Plizzari dhe Tommasso Pobega.


Shtuar 11.04.2020 14:12