Milan përforcohet në mbrojtje, siguron Simon Kjaer

Simon Kjaer do të jetë së shpejti lojtar i Milanit. Drejtuesit kuqezi kanë arritur marrëveshjen me Atalantën dhe Sevillan, për afrimin e mbrojtësit danez në formë huazimi, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Trajneri Pioli më në fund do të ketë në dispozicion mbrojtësin të cilin e kishte kërkuar me ngulm.

Kjaer, i ditëlindjes 1989 ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje me Atalantën në këtë sezon.


Shtuar 10.01.2020 20:06