Milan bllokon Juven, CR7 shmang humbjen (VIDEO)

Juventus dhe Milan janë ndarë në barazim 1-1 në San Siro në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë, shkruan Albeu.com.

Pas një pjese të parë pa gola të dominuar lehtësisht nga Milani, në të dytën vendasit kaluan në epërsi me Rebic.

Të lidhura

None found

Por skuadra e Piolit luajti me një lojtar më pak në 20 min e fundit pas kartonit të dytë të Theo Fernandez.

Nga kjo përfitoi Juve që rriti presionin në sulm dhe barazoi në shtesë rezultatin falë CR7 i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë, penallti të cilën e fitoi vetë.

Ndërkohë ndeshja e kthimit luhet në 4 mars në “Allianz Stadium”. /albeu.com/


Shtuar 13.02.2020 21:46