Messi qëndroi, Barcelona mburret në rrjetet sociale

Lionel Messi bëri publik vendimin e tij. Përmes një interviste për “Goal.com” , argjentinasi deklaroi se ai ka vendosur të qëndrojë këtë sezon te Barcelona.

Ne po prisnim një deklarate zyrtare nga Barça, e cila ka ardhur në këtë orët e vona të mbrëmjes së sotme.

Klubi blaugran u mjaftua vetëm me disa fjalë të Messit në reagimin e tyre për qëndrimin e numrit 10-të. “Unë do të jap gjithçka. Dashuria ime për Barçën nuk do të ndryshojë kurrë”.


Shtuar 4.09.2020 21:51