Mesfushori i Kombëtares lë pas dëmtimin, gati të kthehet në fushë

Keidi Bare ka më shumë se një muaj që qëndron jashtë fushës së blertë për shkak të një dëmtimi në datën 5 janar.

Fillimisht u raportua për një dëmtim jo serioz për gjerat u komplikuan me vonë, megjithatë më në fund vijnë lajme të mira për të.

Klubi i Malagas ka bërë të ditur se Bare është rikthyer të stërvitet në fushën e blertë dhe shpejt shpresohet të jetë i gatshëm plotësisht për skuadrën. Kujtojmë Keidi është një nga lojtarët më të mirë të Malagas në këto momente të vështira që klubi spanjoll po kalon. /albeu.com/


Shtuar 11.02.2020 15:46