Mesazhi i fortë i Partizanit: Së bashku e fitojmë ndeshjen e jetës (VIDEO)

Edhe skuadra e Partizanit i është bashkuar fushatës sensibilizuese kundër përhapjes së koronavirusit.

Klubi nga Superliga shqipare ka shpërndare më rrjetet sociale një video ku japin mesazhin e tyre pjesëtarë të ndryshim të ekipit, nga trajneri Sormani, bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë e deri tek futbollistët Trashi, Telushi, Boldor, Bardhi etj.

Me motot “së bashku e fitojmë ndeshjen e jetës”, “Demat” bëjnë thirrje për të mos dalë nga shtëpia, pasi vetëm në këtë mënyrë do të ndalet përhapja e mëtejshme e virusit.


Shtuar 15.03.2020 15:33