Mediat braziliane zbulojnë arsyen pse Ronaldinjo shkoi në Paraguaj me pasaportë të falsifikuar

Gati 2 muaj pasi ish-futbollisti brazilian Ronaldinjo u arrestua në Paraguaj për kalim kufiri me pasaporta të falsifikuara, mediat braziliane pretendojnë të kenë gjetur arsyen përse Ronaldinjo dhe vëllai i tij bepruan në mënyrë të tillë.

“Journal de Brasilia” deklaron se ka dokumente sipas të cilave Ronaldinjo kishte shkuar në Paraguaj për të ushtruar aktivitetin e pokerit në mënyrë të paligjshme në shtëpinë e tij në Porto Alegre.

Braziliani u arrestua në datë 6 mars dhe u lirua një muaj më pas, pasi pagoi një garanci prej 1.6 milionë dollarë.

Tashmë ai është në arrest shtëpie në një hotel luksoz në kryeqytetin e Paraguajit.


Shtuar 1.05.2020 18:15