Me fat u kualifikuan në “Play-Off”, Tirana mund të ndeshet përsëri me Crvena Zvezdën

Tirana do të ketë short të vështirë në “play off”-in e Europa League. Bardheblutë me një koeficient modest, 1.475 në turin e katërt, që mund t’i çojë në fazën e grupeve të Europa League, do të përballen në teori me ekipe të vështira.

Në fakt, 5 kundërshtarët e mundshëm të Tiranës do të vijnë nga Champions-i, janë të sigurt që do të jenë opsione të forta për bardheblutë. Mes skuadrave janë: Ferencfavosh, Molde, Yang Boys, Dinamo Brest dhe Zagreb, Omonia. Në fund, një opsion është edhe Crvena Zvezda.

Nëse eliminohet nga Champions-i, skuadra serbe është një kundërshtar në letër i bardhebluve. Dhe sërish mund të kemi një përballje mes dy klubeve.


Shtuar 5.09.2020 09:51