Mblidhet Bundesliga, rinis futbolli?

Klubet gjermane janë të shqetësuara për situatën e krijuar si pasojë e mbylljes së kampionateve për shkak të koronavirusit, ndaj edhe pritet që ditën e hënë, në Frankfurt, të mblidhen krerët e Bundesliga dhe më tej, për të diskutuar mbi mundësinë që kampionati të rifillojë sa më shpejt, ndoshta që më 12 prill, me dyer të mbyllura.

Fjalia e Rummenige që tha se nëse sezoni nuk vazhdon humbjet do të jenë të mëdha ishte një alarm që tregon qartë se shumë skuadra nuk e kanë mundësinë ekonomike që pa të drejta tv dhe pa shitjen e biletave, sidomos kategoritë e ulëta, të shlyejnë rrogat dhe më gjërë.

Gjermania ishte ndër kampionatet e fundit në “Top 10” që mbylli aktivitetin.


Shtuar 15.03.2020 18:30