Ish mesfushori i kombëtares së Italisë dhe Juventusit nuk e ka fshehur dëshirën që një ditë të drejtojë “Zonjën e Vjetër”.
“Më mungon dhoma e zhveshjes kaq shumë, sepse ti bën punën tënde aty secilën ditë”, ka thënë fillimisht Marchisio.
Të lidhura
None found
Tutje, ai ka folur edhe për atë se cila mund të jetë puna e tij e ardhshme.
“Nëse do të ishte Juve, atëherë po, por jo secili mund të jetë një trajner”, ishte përgjigja e lojtarit, i pyetur nëse do të bëhet trajner.
Marchisio u pensionua në tetorin e vitit 2019, pasi kishte probleme të vazhdueshme me gjurin.
