Maqedonia e Veriut zbulon datën e fillimit të kampionatit

Si në të gjithë vendet Europës dhe Botës edhe në vendin tonë aktivitetet e futbollit si dhe sporteve tjera janë pezulluar tashmë një kohë të gjatë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në situatë kur më shumë se një muaj e gjysë nuk luhet futbolli, ndërsa edhe masat nga Qeveria kanë filluar të lehtësohen, kanë filluar edhe pyetjet se kur mund të rinis kampionati elitar, përcjell Shenja.

Në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut kanë mbetur edhe 13 xhiro për tu luajtur si dhe ndeshjet gjysmëfinale dhe ajo finale e Kupës.

Në një prononcim ekzluziv për televizionin Shenja, presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini tregon dy opsionet se kur mund të rinis kampionati vendor.

“Jemi në kordinim me institucionet përkatëse dhe do të marrim instrukcionet nga ato. Në momentin që do të marrim ndonjë vendim, ne do ti njoftojmë klubet. Mendojë që rinisja e kampionatit do të jetë kah fundi i majit ose fillimi i qershorit”, ka thënë ekskluzivisht për TV Shenja, presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

Kujtojmë se FFM për shkak koronavirusit pezulloi çdo aktivitet të futbollit që nga 12 marsi deri në një datë të pacaktuar.


Shtuar 3.05.2020 17:07