Lojtarët e Crvena Zvezdës u hutuan nga gazetaret shqiptare

Gazeta serbe “Kurir” nuk mund të bëjë dot pa gjetur një “provokacija”. Edhe në një shkrim për atë që ndodhi në përballjen mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës ka gjetur një arsye për “të justifikuar” lojën e dobët të kampionëve të Serbisë.

“Gazetaret magjepsëse shqiptarë lanë padyshim përshtypjen më të fortë në stadiumin e Tiranës” –thuhet në shkrimin e Kurir. Aty thuhet se gjithçka shkoi në mënyrë perfekte dhe pa incidente.

“Pjesëmarrësit në ndeshje mund të provokoheshin vetëm nga gazetaret provokuese shqiptare, të cilat i vunë zjarrin stadiumit në Tiranë”, – vijon artikulli.

“Gazetaret provokuese nga Shqipëria ndezën imagjinatën e djemve në fushë. Ndoshta ato janë arsyeja pse lojtarët e Zvezda dukeshin të hutuar gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes. Nëse po, i kuptojmë plotësisht ato”, – e mbyll “Kurir”.


Shtuar 27.08.2020 15:35