E rëndë, ndërron jetë punonjësi i Bashkisë teksa po priste një pemë

Ka humbur jetën punonjësi i Bashkisë së Beratit teksa ishte në vendin e punës.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në Berat në vendin e quajtur “Ura e Goricës”.

Neës 24 raporton se viktima është shtetasi me iniciale SH.M., 46-vjeç, banues në Kamçisht. AI ishte edhe punonjës në Bashkinë e Beratit.

Bëhet e ditur se ai ishte duke prerë një pemë në momentin që ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, duke i marrë edhe jetën.


Shtuar 27.08.2020 15:30