Lazio hyn fuqishëm në garë për Marash Kumbullën

Mbrojtësi shqiptar, i cili luan me skuadrën e Veronas, Marash Kumbulla, është lojtari që po tërheq vëmendjen më të madhe para merkatos.

Sipas raportimeve të medieve italiane, tashmë është skuadra e Lazio e cila po ngritet në mesin e favoriteve për të nënshkruar me lojtarin.

Lazio kështu rivalizon skuadrat si Juventus, Inter, Fiorentina, Tottenham e Everton.

20 vjeçari ka kontratë valide deri në qershorin e vitit 2022 te Verona, por me gjasë kjo kontratë nuk do të shkojë deri në fund.

Mbetet të shihet se cila do të jetë fanella që Marash Kumbulla do ta vesh sezonin tjetër.


Shtuar 15.06.2020 08:53