Lazio gati ti rinovojë kontratën Strakoshës, i dyfishon pagën

Lazio është duke kaluar një nga sezonet më të mira në histori të klubit, teksa po rivalizon me Juventusin dhe Interin për titullin kampion.

Një nga lojtarët më të mirë te lacialët deri në këtë moment të sezonit, është edhe portieri shqiptar Tomas Strakosha.

Ky i fundit ka qenë vendimtar, ku me disa nga pritjet e tij i ka dhënë pikë skuadrës së drejtuar nga Simone Inzaghi.

Për shkak të formës së mirë që Strakosha po kalon, te Lazio janë duke menduar për rinovimin e kontratës.

Sipas “Tuttosport”, portieri shqiptar që momentalisht ka një kontratë deri në 2022, do të ketë një zgjatje të kontratës dhe gjithashtu një dyfishim të pagës së tij, ku ai aktualisht fiton 1 milionë euro në sezon.


Shtuar 4.03.2020 14:36