LASK Linz merr goditjen e rëndë, i hiqen 6 pikë pasi theu rregullat e karantinës, humb vendin e parë

E besoni apo jo, Liga e Austrisë ka penalizuar me -6 pikë klubin e LASK Linz, pasi këta të fundit u stërvitën në periudhën që ishte e ndaluar reptësisht stërvitja.

Për shkak të thyer të rregullave të përcaktuara nga qeveria austriake, Liga është mbledhur dhe ka dalë në konluzionin se klubi kryesuesve në fuqi të kampionatit duhet t’i zbriteshin 6 pikë, duke përfunduar kështu në vendin e dytë me diferencë -3 pikë nga Salzburg që ka marrë kryesimin pas këtij vendimi.

LASK-ut i është vendosur dhe një gjobë prej 75 mijë eurosh. Kjo masë e rëndë ndëshkuese nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit austriak. Gjithsesi ishin filmimet ato që fundosën kryesuesit e kampionatit, teksa futbollistët u kapën mat nga një kamer amatore duke u stërvitur në grup dhe fshehtazi.


Shtuar 28.05.2020 18:15