Lampard zbulon “chelsin” e transferimit të Havertz: Ishte Werner

Frank Lampard ka zbuluar detaje lidhur me transferimin e Kai Havertz.

Chelsea ka bërë disa goditje të mëdha gjatë kësaj merkatoje, nga të cilat marrin vëmendje ajo e Timo Werner nga Leipzig dhe Kai Havertz nga Bayer Leverkusen.

Finalizimi i marrëveshjes me Werner ka ndikuar më pas edhe në marrëveshjen me gjermanin tjetër, Havertz.

Kështu të paktën thotë trajneri i Chelsea, Frank Lampard, duke i lënë merita të mëdha sulmuesit.

“Unë isha në gjendje që të kisha disa biseda me Kai pasi procesi i blerjes u finalizua”, ka thënë Lampard.

“Bëja aq sa mundesha duke e parë atë si lojtar, dhe në kohën kur Timo erdhi, meqë ata janë të afërt me njëri tjetrin, unë e pyesja Timon shumë rreth tij. Kështu që kishim njohuri për të”, ka shtuar trajneri i Chelsea.

Havertz po vazhdon të stërvitet me Chelsea, duke synuar përgatitje sa më të lartë fizike për të garuar në një ligë si ajo e Anglisë.


Shtuar 20.09.2020 07:41