Lajme të mira për Milanin, Ibra i gatshëm ndaj SPAL

Sulmuesi suedez i Milanit do t’i nënshtrohet një tjetër kontrolli mjekësor dhe shpresa për t’u rikthyer për derbin kundër Romës në fundjavë, duket e pamundshme.

Ai ende po vazhdon të vuajë nga lëndimi i pësuar në stërvitje muajin e kaluar, por La Stampa pretendon se ai do të kthehet kundër Spal.

Spal do të mirëpres Milanin më 1 korrik, si ndeshja e tretë pas rifillimit të futbollit.

Përndryshe, Milan sonte zhvillon ndeshjen e parë në Serie A, duke luajtur në udhëtim te Lecce.


Shtuar 22.06.2020 12:13