“Ky sezon i Premier League duhet të përjashtohet” (VIDEO)

Ish-kryetari i Crystal Palaces, Simon Jordan ka kërkuar nga Federata e Futbollit te Anglisë që ky sezon të përjashtohet shkaku i coronavirusit.

Ligue 1 dhe Eredivisie tashmë kanë marrë vendimin që ky edicion të përjashtohet, shkaku i shpërthimit të madh të pandemisë botërore edhe në Francë e Holandë.

Në Angli, ende janë planet që ky sezon të vazhdojë, derisa Liverpoolit i duhen vetëm edhe dy fitore për t’u shpallu kampion i Ligës Premier.

“Mendoj se jemi në një situatë ku skenari më i mirë do të ishte që ky sezon të përjashtohet plotësisht”, ka thënë Jordan për talkSPORT.

“Liverpooli nuk është kampion, Leeds nuk është promovuar, Aston Villa e Norwichi nuk kanë rënë nga liga. Tani jemi në këtë situatë”.

“Aktualisht nuk ka vaksinë, nuk ka diagnozë, jemi larg, andaj nuk duhet të rrezikojmë dhe ky sezon të përfundojë sa më parë”, ka shtuar më tej ai.

Nëse sezoni do të përjashtohej, The Reds nuk do të shpalleshin kampion për më shumë se 30 vite dhe kjo gjë do t’i zhgënjente shumë tifozë.


Shtuar 29.04.2020 21:52