Haradinaj: Me Ramën rrezikohej ndarja e Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se në përplasjet me Ramën nuk kanë ndikuar miqësia me Berishën dhe Metën.

Haradinaj ka komentuar në “Real Story” përplasjen me Ramën, ndërsa nënvizoi se askush nuk ia prish dot miqësinë e tij me shqiptarët e Shqipërisë. Sipas tij, marrëdhënia u kris për ndarjen e territoreve.

“Kam një histori të gjatë të bashkëjetesës me shqiptarët nga vitet ’90, si dhe vëllanë Luanin, që është dëshmor ne kemi gjetur strehë për të pasur një marrëdhënie interesi brenda familjes.

Na kanë mbështetur dhe ne ndjejmë shumë për gjithë vëllezërit dhe motrat me shqiptarët. Askush nuk i prish dot marrëdhëniet e mia”, tha Haradinaj.

“Marrëdhëniet e krisura me Ramën nuk burojnë nga miqësia ime me Berishën dhe Metën. Vijnë nga plani për ndarjen e territoreve.

Kur kam ardhur në Shqipëri, ishte kryeministër Berisha, gjithmonë më pas kam kërkuar takim me Fatos Nanon kur ishte opozitë. I vetmi dallim apo e vetmja situatë ndryshe ishte rreziku i ndarjes së Kosovës”.


Shtuar 29.04.2020 22:02