Kupa e Italisë/ Lazio dhuron spektakël, kalon në çerekfinale (VIDEO)

Çerekfinale shqiptarësh në Kupën e Italisë. Lazio e Thomas Strakoshës ka siguruar kalimin në raundin e 1/8-ave të Kupës, teksa ka mposhtur pastër 4-0 Cremonese. Golat e Patric e Parolo në pjesën e parë i dhanë një gjysmë bilete kryeqytetasve.

Ndërkohë që me rikthimin në fushë, shënuan Immobile dhe Bastos, duke i dhënë kualifikimin të kaltërve që në raundin tjetër sfidon Napolin e Elseid Hysaj.

Shkodrani ishte titullar në fitoren e jugorëve të arritur ditën e sotme, 2-0 ndaj Perugia dhe në takimin e radhës do të sfidojë shokun e tij te kombëtarja shqiptare, Strakoshën. Ky i fundit e shikoi nga stoli fitoren me “poker” të skuadrës së tij, diçka që pritet të mos ndodh në 90 minutëshin ndaj Napolit.


Shtuar 14.01.2020 19:45