Kundërshtari i kafshon organin gjenital futbollistit, pezullohet për 5 vite

E pabesueshme ajo çfarë ka ndodhur në një ligë amatore në Francë.

Një futbollist u pezullua për pesë vite nga fusha e blertë për shkak të një incidenti të rrallë.

Ai i kafshoi penisin lojtarit kundërshtar.

Ngjarja u regjistrua nëntorin e shkuar në një ligë rajonale në Francë. Një lojtar i ekipit Soetrich kafshoi rivalin e ekipit Terville në zonën intime.

Viktima u dërgua në spital dhe iu nënshtrua dhjetë qepjeve në penis.


Shtuar 19.02.2020 11:23