Kumbulla refuzoi dy vite më parë Juventusin

Marash Kumbulla është në listën e transferimeve të shumë skuadrave të mëdha europiane.

“Corriere Dello Sport” që qëndron shumë afër klubeve të kryeqytetit italian shkruan se 2 vite babai i djaloshit shqiptar refuzoi një ofertë nga Juventusi për djalin e tij me Fabio Paraticin që tentoi ta transferonte te bardhezinjtë, pasi preferoi që Marashi të vazhdonte të rritej si futbollist në radhët e Hellas Veronës dhe mesa duket zgjedhja e të atit të Kumbullës ka qenë e drejtë pasi djali i tij pas vetëm një sezoni në Serie A si titullar ka përfunduar në radarët e disa klubeve të rëndësishme.

Në Itali janë Interi dhe Lazio që qëndrojnë në radhë të parë për 20-vjeçarin, por nuk do të jetë e thjeshtë pasi Igli Tare është shumë i interesuar. Në Gjermani Kumbulla pëlqehet shumë nga Borussia e Dortmundit, ndërsa në Premier Leaguen angleze e kërkon Chelsea.

Dëshira e talentit shqiptar është të transferohet te Interi por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në verë. Me shumë mundësi Kumbulla do të largohet nga Verona. Vlera e tij në merkato pavaërsisht krizës nga COVID-19 arrin deri në 30 milionë euro.


Shtuar 11.05.2020 18:28