Kumbulla objektivi kryesor i Interit, por “zikaltërit” duhet të përballen me një konkurrencë të fortë

Interi tentojë të nënshkruaj me Kumbullën në afatin kalimtar të janarit, por nuk ia arriti.

Për Interin, Kumbulla është objektivi kryesor i merkatos së verës, por do duhet të përballet me një konkurencë të fortë

Kumbulla ka shpërthyer këtë sezon në Serie A dhe vlerësohet si njëri prej lojtarëve më të mirë të rinj.

Paraqitjet e tij mbresëlënëse u kanë rënë në sy drejtuesve të klubit zikaltër.

Mediat italiane raportojnë se, përveç Interit, një grup klubesh të tjera të mëdha e duan 20-vjeçarin e Kombëtares së Shqipërisë.

Në mesin e tyre Manchester City, Bayern Munich, Manchester United, Everton dhe Napoli.

Megjithatë, thuhet se shqiptari e parapëlqen kalimin në Inter.


Shtuar 10.02.2020 13:44