Kryetari i “Dardanëve” i kundërpërgjigjet Bardhit: Dajallarët do ju turpërojnë

Në intervistën për emisionin “Ich bin Albaner” , futbollisti i Levantes dhe i reprezentacionit të Maqedonisë, Enis Bardhi mes tjerash ka deklaruar se si nip Kosove do të mundohet t’i fitojë dajtë e tij në ndeshjen e 26 marsit në Shkup mes Maqedonisë dhe Kosovës, ndeshje e vlefshme për play-off të Ligës së Kombeve për kualifikim në Euro 2020.

“Do të jetë ndeshje emocionale, pasi unë nënën e kam nga Kosova, jam nip Kosovë, por në fushë 90 minuta do të tentojë t’i fitojë dajtë”, – tha ai.

Ndërsa për këtë deklaratë ka reaguar kryetari i tifogrupit “Dardanët”, i cili në një postim në rrjetin social në Facebook ka shkruar se dajallarët do të ua mbushin gojën gola.

“Të fala Enis Bardhit, se Arbri me shokë, me 26 mars, në shtëpinë e juve do t’ju turpërojnë. Dajallarët do t’jua mbushin gojën gola”, ka shkruar Berisha.


Shtuar 8.03.2020 11:44