Koronavirusi, Suarez: Njerëzit e morën lehtë

Luis Suarez e pranon se për momentin nuk është prioritet futbolli.

Gjatë një interviste për mediat spanjolle, sulmuesi i Barcelonës thotë se problemi i njerëzve ishte që këtë pandemi e morën si një grip të thjeshtë.

“Fillimisht njerëzit mendonin se nuk ishte gjë serioze. Mendonin se ishte thjesht një grip më i fortë sesa të tjerët, por një grip nuk vret mijëra persona siç po ndodh tani. Kjo gjë krijon shumë probleme deri sa të zgjidhet. Vendi ka marrë masat e duhura dhe duhet t’i pranojmë. Disa njerëz janë dakord dhe të tjerë jo, por është shumë e vështirë në këtë situatë”.

“Jam duke ecur sipas të gjitha parashikimeve dhe deri tani kam pasur pritshmëri pozitive. Ideja është që të rikthehem përpara kohës që ishte përcaktuar. Doktori më ka thënë që do të ishte mirë nëse rikthehesha në fushë sa më shpejt. Tani mund të rikthehem bashkë me skuadrën, kur ata të rinisin sezonin”.


Shtuar 21.03.2020 20:40