Shërohet pacienti zero me koronavirus në Shqipëri

Një tjetër lajm shpresëdhënës për shqiptarët. Pacienti zero, i cili dyshohet se solli virusin nga Italia, është shëruar.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama, me anë të një postimi në Facebook.

“Edhe pacienti zero sapo doli negativ”, shkruan Rama.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale numri i të prekurve nga COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 76. /albeu.com/


Shtuar 21.03.2020 20:44