Koronavirusi është kryefjala e botës, por dhe futbollit. Të gjithë kampionatet kanë pësuar ndryshime dhe disa ndeshje janë shtyrë ose luhen me dyer të mbyllura.
Spanja ka dalë me masa të forta në lidhje me koronavirusin.
Futbollistët e ekipeve nuk duhet të takohen me duar, por në ndeshjen Alaves-Valencia në fillim të saj janë takuar me bërryla.
Shmangja e takimeve është një ndër këshillat kryesore për të parandaluar çdo situatë për të ndihmuar në përhapjen e këtij virusi të tmerrshëm.