Klopp tallet keq me Mourinhon (VIDEO)

Jurgen Klopp njihet si një nga trajnerët më të suksesshëm në futboll, teksa ia ka dalë ta rikthejë edhe Liverpoolin në majat e futbollit.

Gjithashtu tekniku gjerman njihet edhe si një nga trajnerët më gazmorë, pasi me batutat e tij bën bujë të madhe mediatike. Pikërisht batutat nuk kanë munguar as së fundmi, teksa Klopp është tallur me Jose Mourinhon.

Gjatë një konference për shtyp, trajneri i Liverpoolit ka dhuruar “spektakël” gjatë fjalimit të tij, duke thënë se nuk e di çfarë pozicioni ka luajtur Mourinho si futbollist. “ inqerisht nuk e di nëse kam qenë futbollist më i mirë se Mourinho. A ka luajtur fai utboll? Çfarë roli? Portier? Kush nga ju të pranishëm këtu e dinit se ai ka luajtur si portier? Kështu që mos më fajësoni mua që nuk e dija këtë gjë”, ka thënë tekniku gjerman.“Mos më përmendni ndeshje miqësore, e di që ka luajtur portier. Por dua ta di, seriozisht, ka luajtur Mourinho futboll? Kërkoje pak në Google. Kemi kohë sa të duash, kështu që kërkoje. Çfarë paska luajtur? Mesfushor? Seriozisht? Epo atëherë, më fal Jose (qesh)”, ka shtuar Klopp.


Shtuar 10.01.2020 16:49